Është në interesin e publikut që të rishikohen të gjitha koncesionet për hidrocentralet e vegjël, të bëhet një vlerësim i situatës aktuale dhe të gjitha parametrave mjedisorë dhe ekonomikë dhe të informohet publiku për gjendjen aktuale në mënyrë që të parandalohen pasojat dhe të bëhen përpjekje për të korrigjuar atë që mund të korrigjohet.

Aleksandar Perovic

Projektet e vogla hidroenergjetike shkaktojnë probleme të mëdha shoqërore, të cilat rezultojnë në konflikte, intriga, shantazhe, përçarje, hapësirë për korrupsion dhe veprimtari kriminale, manipulime të vogla politike, zhvlerësim të trashëgimisë sonë kulturore dhe dëme të pabesueshme ekonomike dhe mjedisore si për brezat e tanishëm, ashtu edhe për ato të ardhshëm.

Në ditët e sotme, kur bëhet fjalë për projektet e hidrocentraleve të vogla, luhen lojëra të ndryshme dhe janë lojëra që synojnë përfitimin personal dhe krijimin e një pengese në zhvillimin e shtetit ekologjik, familjes si njësia themelore e shoqërisë dhe një përpjekje për të diskredituar ata që duan të mbrojnë interesat e publikut dhe të brezave të ardhshëm.

Të gjitha ndarjet në Ballkan gjithnjë u kanë sjellë fitim grupeve të privilegjuara të interesit, të cilët duket se janë të mbrojtur nga sistemi dhe, për ata, gjithçka lejohet, ashtu si për disa, gjithçka është në shitje.

Janë 31 kontrata aktive për HEC-e në Mal të Zi, që do të thotë se ky numër hidrocentralesh është ende në fazë veprimi. Nga viti 2010 deri në vitin 2021, janë ndërprenë gjithsej 14 marrëveshje koncesioni.

Është mjaft e qartë që projekte të vogla hidroenergjetike që kanë një ndikim të vogël, pothuajse të padukshëm në stabilitetin dhe pavarësinë e energjisë, dhe që mund te kenë pasoja të mëdha për lumenjtë dhe ekosistemet përreth, veçanërisht në lumenjtë ‘e egër’ me ujë të pijshëm si dhe zhvillimin e qëndrueshëm të zonave rurale, mund të rrezikojnë paqëndrueshmërinë e komuniteteve lokale dhe të vazhdojnë të zgjerojnë hendekun midis super të pasurve dhe atyre që luftojnë për mbijetesë.

Lumenjtë kanë një vlerë të paçmuar për qytetarët e Malit të Zi dhe për këtë arsye, para së gjithash, është e nevojshme të vlerësohet vlera e ekosistemit të tyre dhe të merret një vendim mbi këtë vlerësim në përputhje me rrethanat dhe me pjesëmarrjen aktive të publikut; kjo do të thotë shumë më tepër sesa përdorimi i potencialit ujor për prodhimin e energjisë elektrike.

Në shekullin e 21-të, kur mjetet e TIK-ut përdoren në një masë të konsiderueshme për monitorimin e mjedisit, është e papranueshme që nuk jemi në kushtet ku institucionet kompetente të monitorojnë të dhëna reale të konfirmuara për cilësinë e ujit ose rrjedhën në kohë reale, gjë që do ti kursente publikut manipulimin e mundshëm në lidhje me minimumin biologjik në rrjedhat ujore, të cilat u jepen koncesionerëve për t’u përdorur për dekada të tëra.

Duke pasur parasysh të gjitha polemikat që shoqërojnë projektet e vogla të hidrocentraleve, është e pakuptueshme që vetë investitorët, ata që kryejnë studime të vlerësimit të ndikimit në mjedis dhe institucionet kompetente që u japin atyre miratimet e nevojshme, nuk i kanë marrë në konsideratë rreziqet e veprimeve jo transparente dhe të përpiqen të sigurohen që t’i bënin veprimet e tyre të dukshme për publikun në çdo zonë për sa i përket ndikimit në mjedis.

Prandaj, besojmë se është në interesin e publikut që të rishikohen të gjitha koncesionet për hidrocentralet e vegjël, të bëhet një vlerësim i situatës aktuale dhe të gjitha parametrave mjedisorë dhe ekonomikë dhe të informohet publiku për gjendjen aktuale në mënyrë që të parandalohen pasojat dhe të bëhen përpjekje për të korrigjuar atë që mund të korrigjohet.

Në fund, me kënaqësinë e takimit me miq të sinqertë dhe të pa-korruptueshëm të lumenjve tanë, të cilët janë në çdo iniciativë qytetare që kemi mbështetur, investitorë të arsyeshëm që e njohin mjedisin e pafavorshëm për shkak të politikave të gabuara të vendimmarrësve – ne u themi të gjithëve atyre që kërkojnë një mënyrë për të vënë fitimin personal mbi interesin publik, atyre që përpiqen të përfitojnë duke zhvlerësuar organizatat e shoqërisë civile në qarqet partiake, ose që janë viktima të shantazheve dhe presioneve, që ia vlen të luftosh për lumenjtë në Mal të Zi dhe ata do të kenë gjithmonë mbrojtës të sinqertë në organizatat mjedisore sepse ne e njohim të gjithë bukurinë dhe potencialin e tyre, si dhe fuqinë e ‘egërsisë’ së tyre.

 

Aleksandar Perović është një nga themeluesit dhe drejtor i Lëvizjes Mjedisore Ozone, e cila i kushtohet përfshirjes së publikut në proceset e vendimmarrjes mjedisore.