Tani në vitin 2022, ne po kërkojmë një zgjidhje për krizën dhe kemi humbur më shumë se 25 vjet në mos investimin dhe uljen e prodhimit vendas. Industria e energjisë është e ngadaltë; nuk ka zgjidhje brenda natës…

 Aleksandar Dedinec

Energjia ka qenë gjithmonë një fushë komplekse, por që nga pavarësia e Maqedonisë nuk iu kushtua shumë rëndësi sepse konsumi i energjisë më së shumti plotësohej nga kapacitetet e mëdha vendore që tashmë ishin ndërtuar, dhe nga ana tjetër çmimi i energjisë ishte brenda disa kufijve ‘normalë’. Për arsye populiste, çmimi i energjisë elektrike u mbajt në nivele të ulëta dhe investimet në kapacitete të reja thuajse nuk ekzistonin, kështu që nuk mund të realizoheshin në periudhën ndërmjet dy cikleve të zgjedhjeve parlamentare. Por pavarësisht kësaj, çmimi i energjisë elektrike ka qenë gjithmonë më i komentuari nga qytetarët dhe mediat. Prandaj në këtë tekst do të ndalem te fenomeni i quajtur ‘çmimi i energjisë elektrike’.

Pas vitit 2000, me riaktivizimin e industrisë intensive energjetike, konsumi i energjisë elektrike u rrit me shpejtësi. Për arsyet e lartpërmendura, kapacitetet prodhuese vendase nuk mundën të plotësonin kërkesën, kështu që importi i energjisë elektrike në një periudhë 8-vjeçare u rrit nga 0 në rreth 30%. Kjo, e kombinuar me trendet europiane dhe shpresën se kjo do të forcojë ekonominë maqedonase të energjisë elektrike, çoi në një liberalizim gradual të tregut të energjisë elektrike.

Gjithashtu, duke filluar nga viti 2010, nën kërcënimin e ndryshimeve klimatike, në nivel të Bashkimit Europian, u intensifikuan investimet në burimet e rinovueshme të energjisë (BRE) dhe paralelisht me të filluan të hapen bursat për tregtimin e energjisë elektrike. Kostoja e prodhimit të energjisë elektrike nga BRE ishte pakrahasueshme më e shtrenjtë se qymyri, energjia bërthamore etj. Që investimet në burime të rinovueshme të shpërbleheshin, ato duhej të mbështeteshin me subvencione nga shteti, por përmes llogarive të qytetarëve dhe kompanive.

Hapja e bursave dhe liberalizimi i tregut të energjisë elektrike në një sërë vendesh bëri të mundur krijimin e konkurrencës midis kompanive që prodhonin energji elektrike. Subvencionimi në burimet e rinovueshme ka kontribuar që çmimi i energjisë elektrike në periudhën nga viti 2011 deri në vitin 2020 të lëvizë brenda kufijve 30-55 EUR/MWh. Kjo periudhë, mund të thuhet me siguri se ishte një parajsë për kompanitë, veçanërisht për ato në të cilat energjia elektrike merr pjesë me një përqindje të madhe në krijimin e produktit të tyre. Po pse them që në fillim se çmimi i energjisë elektrike është ‘dukuri’? Ky çmim i ulët i energjisë elektrike “vrau” edhe investimet në Republikën e Maqedonisë, por edhe në një numër të madh të vendeve të rajonit. Nuk kishte pothuajse asnjë teknologji ku çmimi i prodhimit të energjisë elektrike ishte më i ulët se çmimi i tregut. Pikërisht për këtë, jo vetëm që nuk realizohet një kapacitet më i madh për prodhimin e energjisë elektrike, por përkundrazi, nga ato ekzistuese që kemi, prodhimi ka rënë në mënyrë drastike sepse nuk ishin konkurrues me çmimin në treg dhe nuk mund të ofronin. çmime më të ulëta për konsumatorët që ishin në tregun e lirë. Nëse në vitin 2011 nga termocentralet e qymyrit në Republikën e Maqedonisë prodhoheshin rreth 5250 GWh, në vitin 2021 prodhimi është rreth 2100 GWh, prej të cilave rreth 200 GWh prodhohen nga qymyri i importuar.

Në periudhën 2010-2020 janë realizuar vetëm investime të subvencionuara në BRE, me përjashtim të dy termocentraleve/impianteve ngrohsëe të gazit natyror që janë ndërtuar në Shkup. Për mungesën e investimeve fajtore janë kryesisht elitat politike; ata argumentuan me njëri-tjetrin se një investim i caktuar nuk duhet të realizohet sepse çmimi i tregut është i ulët, ose se investimi në energjinë BRE nuk duhet të subvencionohet sepse do të rriste çmimin e energjisë elektrike. E gjithë kjo na ka bërë që të importojmë më shumë se 50% të energjisë elektrike, qoftë si produkt i gatshëm qoftë i prodhuar në Maqedoni (nga burimet e energjisë që ne i importojmë). Kjo vetëm tregon pse ne jemi kaq të cenueshëm tani në sektorin e energjisë elektrike, veçanërisht kompanitë që janë drejtpërdrejt në tregun e lirë.

Tani në vitin 2022, ne po kërkojmë një zgjidhje për krizën dhe kemi humbur më shumë se 25 vjet në mos investimin dhe uljen e prodhimit vendas. Industria e energjisë është e ngadaltë; nuk ka zgjidhje brenda natës, ndaj duhet të kemi parasysh se duhet të përgatitemi për dimër të vështirë: jo vetëm këtë dimër që vjen, por edhe atë të ardhshëm. Prandaj duhet përkushtim, të paktën që dimri i ardhshëm të jetë më i butë; dhe për këtë…

 

Dr. Aleksandar Dedinec, bashkëpunëtor ekspert në MANU