Në një studim të realizuar përmes Studimit të Worlds of Journalism, thuhet se mediat në Kosovë janë në gjendje më të dobët seç raportohet.

 Albulenë Bakiu

 Në Kosovë ka një numër të madh të mediave të shkruara, të cilat tanimë për shkak të pandemisë punën e tyre e realizojnë vetëm online në formë elektronike, dhe jo në formë të botuar siç ka qenë më parë. Gjithashtu viteve të fundit ka pasur edhe një rritje të numrit të mediave të pavaruara të cilat funksionojnë si televizione, por edhe si media të shkruara elektronike, do të thotë se shumë media shfrytëzojnë dy kanale komunikimi për të arritur informacioni i tyre tek publiku i gjerë.

Për të ushtruar veprimtarinë në fushën e shërbimeve mediale audio-vizuale në Republikën e Kosovë sipas Ligjit Nr. 04/L-44 për Komisionin e Pavarur të Mediave kërkohet licenca për transmetim, të cilën e lëshon Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM).

Gjatë vitit 2019 në raportin vjetor të KPM-së, thuhet se janë 19 stacione televizive të licencuara, 86 radio stacione, 41 operatorë të shpërndarjes, dhe 97 ofrues të Shërbimeve Mediale Audiovizule.

Në një studim të realizuar përmes Studimit të Worlds of Journalism, thuhet se mediat në Kosovë janë në gjendje më të dobët seç raportohet, sepse 2/3 e gazetarëve punojnë me kontrata të përkohshme, dhe kjo është arsyeja se pse gazetarët mund të kenë probleme në raportimet e tyre të sakta dhe korrekte, ndërsa mediumet kanë shumë vështirësi në mbijetesën e tyre.

Tek mediat e pavarura viteve të fundit është rritur standardi i raportimit dhe respektimi i lirës së shtypit, vlenë të theksohet se këto media lejojnë shumë pak hapësirë të propagandës dhe shpërndarjes së gjuhës së urrejtjes për dallim nga mediumet në shtetet e tjera.

Sa i përket qëndrushmërisë së mediave të pavaruara mund të përmendim se disa prej tyre problemin më të madh të të qenurit të pavaruar e kanë në lidhje me mënyren e financimit, do të thotë se nuk kanë stabilitet të të ardhurave, gjë e cila lejon të ndikoj edhe në cilësinë dhe fushëveprimin e tyre. Disa nga mediume financohen nga biznese të caktuar, nga politikanë, e nga fytyra publike, disa mediume varen nga reklamat që ata marrin, e disa të tjera financat e tyre i kanë ekzkluzivisht të lidhura me klikime. Këto ndoshta janë arsyet se pse ato nuk mund të jenë plotësisht të pavaruara, sepse gjatë shkrimeve të tyre gazetarëve u imponohen politika të ndryshme redaksionale. Numri i klikimeve ndikon që shumë mediume të prodhojnë lajme senzacionale me tituj bombastik që nuk përkojnë me tekstin e shkruar, vetëm e vetëm që financat e tyre të jenë më të mëdha.

Edhe pse shumica e mediave në Kosovë ofrojnë një cilësi të mirë në raportimet e tyre, shpesh gazetarët dhe vetë mediumi kërcënohet verbalisht e me raste edhe fizikisht e kibernitikisht vetëm për t’i frikësuar ata, por që këto kërcënime dhe sulme janë dukshëm më të vogla se viteve të më hershme, dhe krahasuar me shtet e tjera. Mediat në Kosovë pa marrë parasysh sfidat nëpër të cilat kalojnë mundohen që të ofrojnë informacione të shpejta, të sakta e të besushme tek qytetarët, e kjo falë gazetarëve që e bëjnë punën e tyre me përkushtim.

Në shumë raste po këta gazetarë përmes hulumtimeve, storjeve e shkrimeve që publikojnë arrijnë që shumë çështje madhore  të zgjidhen, shumë afera korruptive të zbulohen, shumë probleme të qytetarëve të gjejnë zgjidhje të shpejtë, sepse tek e fundit misioni i çdo gazetari është  ndërmjetësimi ose bartja e informacioneve, media është syri dhe veshi i çdo qytetari, e jo më kot thuhet se Media është edhe pushteti i katërt, pas legjislativit, gjyqësorit e ekzekutivit.

 

Albulenë Bakiu, Media Communication Officer in Municipality of Kamenica