Ata që menduan se me tu bërë Kryeministre Ana Brnabic do ta përmirësonte pozitën e komunitetit LGBT ishin shumë, shumë të gabuar.

Zoran Kesic

Fillimi në mënyrë zyrtare i homoseksualitetit në Jugosllavi konsiderohet të jetë viti 1984, kur Steveni i tregoi të atit,  Bleik Larrington se preferonte djemtë në raport me vajzat. Z. Karrington e priti shumë keq, por me kalimin e kohës (dhe episodeve të reja në Dinasti), dashuria atërore e kapërceu homofobinë dhe gjithçka përfundoi mirë. Them, mirë, nëse përjashtojmë faktin që të gjithë personazhet e shfaqjes u qëlluan dhe u vranë, pavarësisht nëse pëlqenin djem apo vajza.

Atëherë rinia e RSFJ-së e kuptoi se ishte e mundur të dashuroheshe me të njëjtin seks, gjë që i dha asaj mundësi dhe perspektiva të reja.

Paralelisht me lulëzimin e homoseksualëve ishte dhe forcimi i lëvizjes kundërshtare, që karakterizohej nga thirrja idiote ‘Adami dhe Eva, jo Adami dhe Stivi’.

Në të vërtetë argumenti më i zakonshëm kundër dashurisë mes njerëzve të të njëjtit seks është ai i natyrës fetare, sepse gjoja kjo nuk është ajo që Zoti ka pasur në mendje.

Dhe mund të gjeni se çfarë ka pasur në mendje Zoti në mënyrë më të detajuar, nëpërmjet përfaqësuesve zyrtarë – ish-peshkopit Kacavenda ose peshkopit Pahomije.

Çështja e grupit LGBT u bë çështje politike në momentin kur Serbia tregoi qartë drejtimin e saj drejt Evropës dhe vlerave evropiane; duke dalë në thelb prej dollapit pro-evropian.

Çështja-Lezbike-Gay-Trans është shumë e rëndësishme për Evropën sepse një nga bazat e demokracisë është respektimi i të drejtës njerëzore për t’ia dhënë kujtdo dhe për t’ia marrë kujtdo, për sa kohë që nuk bie në kundërshtim me ligjin.

Opozita e atëhershme në Serbi (kryesisht radikalët me Vuçiç-in e sotëm) ishte në mënyrë të hapur kundër ngjyrave të ylberit dhe i kanë shpallur përpjekjet e para të Beogradit për mbajtjen e Paradës së Krenarisë të turpshme, blasfemuese, sataniste, që pështyjnë mbi traditën, Kishën, qiririn dhe Kosovën , duke nxitur (paguar) me sukses një sërë tifozësh futbolli, huliganësh dhe kriminelësh për të shfaqur përkushtimin e tyre ndaj vlerave tradicionale, familjare duke i goditur homoseksualët në kokë, duke u përdredhur krahët lesbikeve dhe duke thyer në mënyrë demonstrative vitrinat e dyqaneve.

‘Një pederast nuk do të ecë në rrugët e qytetit’ është një nga parullat më të njohura të asaj kryengritje madhështore dhe dëshmia se një serb i vërtetë, një familjar, fetar, me prirje për vrimën e duhur, nuk do të pajtohet kurrë me paradat e neveritshme të turpit.

Më saktësisht, jo dhe për disa vite, megjithatë pas ndryshimit të orientimit ideologjik të radikalëve nacionalistë drejt progresistëve pro-evropianë, do të pajtohej me paradën e turpit dhe pasi Vuçiçi dhe stafi i tij erdhën në pushtet, do të bëhej – ‘një pederast mund të ecë nëpër qytet, dhe ai nuk do të shëtisë nëpër qytet nëse Vuçiçi kalon sërish në opozitë, meqë i kërkon pederastit që të mos ecë më nëpër qytet’.

Dhe kështu, pederasti ka ecur për vite me radhë, megjithatë nuk i është afruar realizimit të të drejtave të tyre.

Ata që menduan se me tu bërë Kryeministre Ana Brnabic do të përmirësonte pozitën e komunitetit LGBT ishin shumë, shumë të gabuar.

Brnabic vetë është  homoseksuale, por problemi është se Brnabic është zyrtarisht Brnabic. Dhe Brnabic është bërë sinonimi i atij që nuk ka një mendim, që nuk bën asnjë pyetje, por thjesht figuron si nuskë, një kukull që hap gojën dhe flet nëpërmjet zërit të mjeshtrit të kukullave.

Unë personalisht nuk jam fare kundër që njerëzit të duan kë të duan, të martohen me partnerët e tyre duke fituar të njëjtat të drejta si ne, që jemi në martesa tradicionale mashkull-femër.

Kur bëhet fjalë për birësimin e fëmijëve, unë gjithmonë do t’u jepja përparësi çifteve tradicionale, në mënyrë që fëmija të ketë një baba dhe një nënë.

Edhe pse kush mund të garantojë se një çift tradicional mashkull-femër nuk janë dy budallenj që do ta trajtojnë keq atë fëmijë?

Unë atëherë do të preferoja që fëmija të birësohej nga dy njerëz të mirë dhe të kujdesshëm, qofshin ata mashkull-mashkull apo femër-femër.

Është e pakuptimtë dhe mizore për mua që një fëmijë pa prindër të vazhdojë të rritet pa prindër, sesa me prindër të të njëjtit seks që do ta duan dhe do të kujdesen për të.

Sigurisht, mendimi im për homoseksualët, transët dhe lezbiket mund të jetë kaq liberal, sepse vjen nga truri i një njeriu që është i lirë nga gardhet e imponuara të gjërave që priten, janë të trashëguara dhe të nënkuptuara.

Kam udhëtuar paksa nëpër botë dhe kam parë që në disa vende është normale që çiftet e të njëjtit seks të mbajnë njëri tjetrin prej dore dhe të puthen në buzë. Siç është normale që ne jo-homoseksualët t’i shikojmë me habi, t’i fotografojmë fshehurazi dhe më vonë t’u tregojmë miqve në vendin tonë, kur tu tregojmë rreth gjërave të çuditshme që kemi hasur.

Në përfundim të këtij shkrimi, ju ugjeroj listën e 5 homoseksualëve të mi të preferuar nga bota e televizionit:

  1. Fredi Merkuri. Djalë i mirë. Me mustaqe.
  2. Elton XHon. Gazmor.
  3. Xhorxh Majkëll Isha i bindur që ky djalë i donte vajzat. Zemërthyes.   Jam i shokuar!
  4. Kevin Speisi.   Ashtu si tjetri më lart, nuk do ta mendoja se ishte një djalë që dashuronte djemtë, por sigurisht që ishte një djalë i shkëlqyer.
  5. Sir Ian McKellen. Magjik, djalë i mrekullueshëm!