Lëndët rekreative gjithmonë do ta gjejnë një rrugë, por të mos i bëjmë të sëmurët që të gjejnë një rrugë.

Ndihma për të sëmurët duhet të merret si e mirëqenë!

Pra, le të legalizojmë marijuanën.

Zoran Kesic

Para se të dal para persekutimit publik të Shoqërisë së Burrave Heteroseksualë, përpara Këshillit të Sjelljes së duhur, Shoqërisë së Altruistëve dhe para se tabloidët të më kryqëzojnë si ‘të droguar’, para se ta them me zë të lartë dhe të qartë se – po, sigurisht që jam në favor të legalizimit të marijuanës – më lejoni t’ju them disa gjëra në lidhje me keqpërdorimin e kësaj bime të mrekullueshme, të dobishme dhe shëruese, që e ka shoqëruar njeriun për gati 5,000 vjet.

Jovanjica.

Thelbi është kur bëhet fjalë për keqpërdorimin e saj.

Historia e ‘zbulimit’ të plantacionit më të madh të paligjshëm të marijuanës në Evropë, një plantacion që nuk do të ekzistonte pa mbështetjen e shtetit, policisë dhe shërbimeve ushtarake, një plantacion që u zbulua ‘aksidentalisht’, një plantacion zbulimi i të cilit nuk u shoqërua si zakonisht me ‘një sukses i madh i policisë dhe qeverisë serbe të udhëhequr nga…’. Përkundrazi, është bërë një përpjekje për ta mbuluar. Kështu, kjo histori është edhe përgjigjja më e mirë për pyetjen – pse shteti nuk do ta legalizojë marijuanën?

Ata nuk janë të çmendur që t’ia lënë këtë ‘lopë’ në para të thata (e cila, meqë ra fjala, ha bar) dikujt tjetër, ligjeve, rregulloreve, kontrolleve dhe taksave.  Ha! Taksat. Për një moment le të shohim një tjetër informacion.

Holanda, për shembull, fiton rreth 500 milion euro në vit vetëm nga taksat që paguajnë ‘kafenetë’.  Ne vetëm mund të hamendësojmë se sa më shumë fitohet nga turistët që vijnë në Holandë për marijuanë (ok, mirë, dhe të tjetra).

Unë nuk do të vazhdoja të përmendja vendet që kanë legalizuar marijuanën, duke treguar standardin e tyre të jetesës, mirëqenien e përgjithshme, shëndetin dhe njerëzit me fat që jetojnë atje për të bërë një paralele të tipit “pse jo ne”, por le të përmendim vetëm një tjetër.

Kanadanë.

Sikur t’ju të duhej të hamendësonit bazuar në të dhëna të mëposhtme:  a) siguri, b) gjendje e qetë, paqësore, c) mbase edhe pak e mërzitshme sepse të gjithë atje janë kaq të ftohtë dhe normalë, d) Tezja e Vulinit, jam e sigurt që do të kishte përgjigjen e duhur. Edhe pa ndihmën e tezes së Vulinit.

Dhe nëse i dimë të gjitha këto, që i dimë, pyetja mbetet – çfarë ka vendi ynë, dhe pse nuk i thërret trurit?  A nuk është në interesin e tij të ndalojë abuzimin, të kontrollojë rritjen, importin dhe shitjen, të hapë një numër të madh vendesh të reja pune, të tërheqë turistë dhe, mbi të gjitha, të fitojë më shumë?

Është në interes të shtetit, por padyshim jo të shtetarëve.

Ne mund të pretendojmë se jemi budallenj, naivë, ose thjesht kryelartë, dhe për këtë arsye nuk shohim se kujt nuk i pëlqen ideja e legalizimit dhe pse.

Por është e vështirë të pranosh mungesën e plotë të ndjeshmërisë dhe faktin se, edhe për qëllime mjekësore, marijuana nuk është legalizuar ende.

Njerëzit për të cilët kjo bimë është ilaç, njerëzit të cilëve u lehtëson dhimbjen, njerëzit që kanë shumë nevojë për marijuanë, shpesh në formën e vajit, janë kthyer në kriminelë.

Pacientët bëhen tregtarë dhe të sëmurët nuk janë të sëmurë por ndoshta ‘thjesht arrogantë’.

Ministri i Rendit, i lartpërmenduri Vulin, kohët e fundit njoftoi me guxim në një shpërthim frymëzimi se ‘do të arrestojmë këdo, qoftë dhe me një gram marijuanë’.

Ministri mund ta përballojë, sepse padyshim që ka më pak se një gram. Tru.

Po, ai që vizitoi Jovanjica-en, u buzëqeshi kamerave, u rrotullua rreth domateve dhe lavdëroi pronarin e plantacionit, tani patrullon në rrugët e qyteteve tona, duke kërkuar xhepat e fëmijëve dhe duke i arrestuar për një sasi marijuane e cila ndoshta nuk del as për një herë.

Pa diskutim që ministrit dhe gjithë shpurës së tij, së shpejti do tu dalë tymi.

Por, pavarësisht qeverisë aktuale, ka gjëra për të cilat ia vlen të luftosh, dhe njëra prej tyre është lufta për të drejtën e pacientit për ilaçe.

Lëndët rekreative gjithmonë do ta gjejnë një rrugë, por të mos i bëjmë të sëmurët që të gjejnë një rrugë.

Ndihma për të sëmurët duhet të jetë e mirëqenë!

Pra, le të legalizojmë marijuanën

Le ta bëjmë Serbinë më të mirë!

Si shtesë, një përrallë emocionale: Toma tymos

Toma shfryn shtëllungën e fundit të tymit të një përzierje të grimcave të fundit të barit dhe më shumë duhan dhe karton, gjë që ti djeg mushkëritë dhe të provokon një kollë të pashmangshme.

Tymi i Tomës vjen pas një ‘kaq ishte, iku dhe kjo’.

Entuziazëm dhe nostalgji e pastër për diçka që tashmë (sapo) është zhdukur.

Emri është që para njëzet vitesh, në dhomat e atëhershme të pushimit të kameramanëve, redaktorëve dhe gazetarëve në kanalin televiziv Studio B – ishte një djalë që quhej Tomë, i cili do të hidhte një kuti kartoni nga kati i 22-të i ndërtesës së Beogradjanka-s, përgjatë dritareve të larta, aq mirë sa ajo në mënyrë elegante, pothuajse atletikisht, e kaloi pengesën prej xhami dhe ra nga mbi njëqind metra në një nga rrugët fqinje – Narodnog Fronta, Sprskih Vladara, Resavska …

Dikush që nuk ishte i kualifikuar nuk do të ishte në gjendje ta hidhte kartonin që aty, ose do t’i duheshin disa prova. Megjithatë, Toma gjithmonë mundej, kështu që shtëllunga e fundit ishte gjithmonë e tija.

Dhe nga kjo ka dalë shprehja ‘ai që nuk ngecet te kartoni, nuk e ndjen marijuanën’.