Ndoshta kjo armiqësi më në fund ka arritur datën e skadimit të saj. Ka dalë nga moda, është bërë bajate.

Duhet të kishit pyetur Splitin dhe Novi Sadin, Sarajevën dhe Lubjanën, Beogradin dhe Rijekën, Zagrebin dhe Shkupin ditën e djeshme.

Zoran Kesic

Unë jam serb. Miqtë e mi tradicionalë janë rusët dhe grekët.

Rusët, sepse na kanë mbrojtur gjithmonë, me përjashtim të rastit kur NATO na bombardoi pak, dhe rusët thanë ‘le të mos përfshihemi në çdo gjë, ata do ta zgjidhin në një mënyre apo tjetër’.  Grekët, sepse janë gjithmonë kaq mikpritës në bregdetin e tyre. Dhe gjirot.

Ata nuk na lanë të shkojmë në bregdetin e tyre verën e kaluar, por kjo nuk ishte personale, ishte pandemia, dhe gjithashtu kemi gjiro edhe në Serbi.

Ndoshta afërsia që ndjej ndaj rusëve dhe grekëve do të ishte edhe më e thellë në qoftë se do të takoja një rus dhe një grek. Për momentin, kjo është më shumë një afërsi metafizike, afërsi që nuk i ka rrënjët tek miqësia personale me një Seryozha apo Vasilisa, apo tek një lidhje e gjatë dashurie me një Masha apo Kalista; ndoshta takimi me rusë dhe grekë të vërtetë, të prekshëm do të banalizonte fisnikërinë e lidhjeve tona të pathyeshme. Kuptimi është – sa më pak që i njoh, aq më shumë i dua.

Nga ana tjetër, armiqtë e mi të parë tradicional ishin gjermanët. Dje i sugjerova djalit tim shtatë vjeçar dhe shokëve të tij të luanin partizanë dhe gjermanë. Ata më hodhën një vështrim të çuditshëm dhe më thanë se nuk e kishin idenë kush janë partizanët dhe gjermanët.

Pas një fëmijërie disi të shkujdesur në vitet 80-të me nocionin e gjermanëve të këqinj, vitet 90-të papritur nënkuptuan se armiqtë e mi tradicionalë ishin kroatët, shqiptarët dhe muslimanët nga Bosnja, kryesisht boshnjakë.

Situata ishte tani pak më e ndërlikuar. Ndryshe nga rusët dhe grekët enigmatikë që i dua, dhe gjermanët – ose, ushtarët e Wehrmacht-it të larguar prej kohësh – që nuk i dua, isha shumë më pranë këtyre armiqve. Si nga ana territoriale, ashtu edhe nga fjalët. Me zë, e kam fjalën. Sepse gjuha, ligjërata, fjalët, këngët, mallkimet, vargjet – të gjitha ishin të njohura, të gjitha të miat, apo pothuajse të miat. Megjithatë, më duhet t’i përjashtoj shqiptarët nga kjo, sepse unë nuk kuptoj asnjë fjalë që thonë ata, por vetëm mund të them se ata kanë në plan të zgjerojnë familjen e tyre, dhe mua më urojnë të keqen

Shqiptarët na sulmuan të parët, dhe ishim të parët atje – edhe pse ata thonë se ne i sulmuan ata, por unë mendoj se po gënjejnë, ata thonë të njëjtën gjë për ne, kështu që mendoj se është fjala e tyre kundër nesh.

Situata me kroatët është shumë më e qartë. Ata donin të na zhduknin dhe e duan këtë gjë edhe sot – ata e kanë problem që ne jemi më të bukur, më të mençur, më të mirë se ata në basketboll dhe sigurisht Djokovic. Sa për muslimanët, nuk ka asgjë për të thënë. Ne nuk jemi kemi të njëjtin besim fetar dhe kjo është një fatkeqësi. Gjëja më e keqe që mund t’i ndodhë një njeriu është që personi tjetër të ketë një besim tjetër fetar.

Dhe kështu u përmbushën të gjitha parakushtet për urrejtje të vazhdueshme, jetëgjatë. Çdo njeri që ka respekt për veten duhet të luftojë për stabilitet, si në dashuri, ashtu edhe në urrejtje. Urrejtjet sezonale të vogla të cilat hyjnë dhe dalin nga moda mund të jenë tërheqëse për një të ri, por unë jam një burrë i pjekur, i rritur dhe dua koordinata të qarta të armiqësisë.

Për fat të keq, kroatët dhe boshnjakët më zunë rrugën e urrejtjes sime ideale ndaj kroatëve dhe boshnjakëve. Një mendje gjeniale kriminale më dërgoi të gjitha llojet e njerëzve gjatë viteve me qëllime të dyshimta  – Robert Prosinecki, Josipa Lisac, Darko Rundek, Fabijan Sovagovic, Drazen Petrovic, Radja dhe Kukoc (veçanërisht Radja dhe Kukoc), të gjitha llojet e Let 3s, Dezulovics, Ivancics, Tomics and Jergovics.

Këta njerëz vazhdonin të na dilnin përpara, jo pa qëllim, Plavi Orkestar me një Losa, Davorin Popovic, Ivica Osimi, Susic, Baljic, Aleksandar Hemon, Abdullah Sidran, Stuke dhe Sarans…

Kjo luftë psikologjike e dërgimit të raketave kulturore, artistike dhe atletike në Serbi, duke na bërë që t’i shohim armiqtë tanë si njerëz që adhurojmë, admirojnë dhe që na frymëzojnë, dhe jo si njerëz të këqinj, ka lënë pasoja të rënda.

Më pakëson gadishmërinë time për të luftuar, duke më topitur tehun e urrejtjes time, dhe papritur më vijnë mendime të sëmura për të dashur fqinjësinë time pavarësisht kohëzgjatjes shekullore të tyre (shih shpjegimet më lart).

Për fat të mirë, Serbia ime luftoi përsëri.

Ata na dërguan Oliver Dragojevic, dhe ne kundërsulmuan me Balasevic. Ne amortizuam nxitimin e Haustor me Disciplina Kicme, dhe iu përgjegjëm Dino Dvorik me Bajaga dhe Rambo. Ata na dhanë Mira Furlan, ne u dhamë Milena Dravic. Ata dërguan Safet Isovic, ne dërguam përsëri Toma Zdravkovic.

Këto mashtrues dinakë na goditën përsëri me Boza Vreca, dhe kjo është mjaft e vështirë për t’iu kundërpërgjigjur.

Thënë mes nesh, por mendoj se përdorëm armë kimike për vite gjithashtu – Ceca, Jeca, Dragana, Seka… Çfarë të bësh, duhet të synosh të gjitha pjesët e popullsisë së armikut.

Kur armiqtë e mi u shtohen atyre që përmenda më lart, të cilët unë i njoh personalisht dhe i duan, ata që mezi pres t’i shoh që t’u kërkoj falje, të dehem me to, dhe t’u kujtoj atyre arsyet pse e urrejmë njëri-tjetrin, bëhet e qartë pse prej vitesh kam pasur probleme të caktuara me armiqtë tradicionalë.

Kam frikë ta pranoj këtë, por ky armiqësi mund të ketë arritur më në fund datën e skadimit të saj. Ka dalë nga moda, është bërë bajate.

Duhet të kishit pyetur Splitin dhe Novi Sadin, Sarajevën dhe Lubjanën, Beogradin dhe Rijekën, Zagrebin dhe Shkupin ditën e djeshme.

Ata me siguri do të t’ju hedhin mandarina, dhe lepurushë të vegjël, të bardhë. Ose do t’ju ftojnë të bëni një shëtitje me to me makinë.

‘Rrotullojeni.’*

 

*Teksti i një prej këngëve më të famshme të Balasevic