Le të shkojmë për verim menjëherë, kur të mund ta bëjmë këtë pa frikë; ose le të shkojmë me pushime menjëherë sapo të arrijmë të mos kemi frikë. Le të udhëtojmë në Normalitet, sepse përfundimisht nuk jemi Këtu Tani.

Voja Zanetic

Në qoftë se ne do të mund të porositnim detin dhe plazhin online që të na vinte si pako në shtëpi, turizmi do të mbijetonte patjetër. Meqë nuk ndodh kështu, ne duhet të kuptojmë si t’i çojmë turistë turizmit. Kjo nuk është detyrë e lehtë. Kjo sëmundje masive është shoqërore, po aq sa është mjekësore. Nuk sulmon vetëm mushkëritë e çfarëdo tjetër – ky huligan infektiv abuzon me zakonet, traditat, rregullat e njerëzve. Kuptimin, kulturën dhe qytetërimin.

Duke qenë se izolimi social dhe kontakti i kufizuar fizik janë karburanti që e drejtojnë këtë bastard të vogël Covid mbi lëvizshmërinë tonë, tani me të drejtë e konsiderojmë edhe pazarin ushqimor një aktivitet turistik. Në një moment bota jonë u bë gjithnjë e më e vogël – falë transportit, medias dhe kuriozitetit që kishim për të vizituar qytete të tjera, vende dhe madje edhe kontinente të tjera për fundjavë, për ‘t’u çlodhur’. Kjo botë tani është bërë gjigande – distanca mes vendit ku jemi dhe çdo vendi tjetër ku mund të shkojmë është depërtuar nga murtaja. Sa më e madhe është distanca, aq më e frikshme dhe më e rrezikshme duket murtaja. Sa më shumë që duam të shkojmë diku, aq më pak kemi mundësi ta bëjmë këtë. Turizmi nuk ka qenë kurrë më i dëshërueshëm, dhe rrallë kaq i paarritshëm.

Një “udhëtim i sigurtë” kërkon një vaksinë.

Ose fat.

Ose të dyja.

* * * * * * *

Një njeri i keq dikur sugjeroi se turizmi është krijuar në mënyrë që të varfërit të mund të përjetojnë jetën e të pasurve – keni para, nuk po bëni asgjë, dhe po u shërbejnë në një vend të këndshëm. Kjo është një shfaqje në fakt, me bileta relativisht të përballueshme për hyrje dhe një varietet të gjerë cilësie qëndrimi. Ja ku është ‘kutia’, dhe ka ‘bileta në pritje’, kështu që varet nga ajo që mund të përballosh.

Në këtë kuptim, si ‘interpretuesit’, ashtu edhe ‘audienca’ e kësaj performance turistike tani po përballen me pasojat e Murtajës, në të njëjtën mënyrë si tetari, opera, muzika… eventet që mund të zhvillohen në një format digjital janë të mbijetuarit e vetëm të Koronës. Meqë nuk ka kopje pirate të turizmit, dhe nuk mund ta kthesh në një shërbim online, duket se do të rimëkëmbet në të njëjtën kohë me dramën, koncertet apo ekspozitat.

Nga ana tjetër, ka shumë më tepër kamarierë, kuzhinierë, dhe recepsionistë sesa ka aktorë teatri, balerina, violinistë, kuratorë… Pagimi i të gjithë këtyre njerëzve deri sa kjo të mbarojë, duke mos ditur se kur do të mbarojë, nuk duket shumë i qëndrueshëm.

Ndaj, mënyra për të shpëtuar turizmin mund të jetë thjesht të injorojmë Murtajën. Fqinjësia jonë po e provon këtë taktikë, në rezortet tona të skive. Shtretërit e hoteleve ishin plot me njerëz që ishin të etur për t’u çlodhur dhe për t’ia kaluar mirë, por edhe shtretërit e spitaleve ishin akoma edhe më plot me ata që ishin të etur për të jetuar dhe për tu shëruar.

Siç thonë, shtrati është fitues.

Pyetja e vetme është se në cilin do të përfundojë, dhe për sa kohë.

* * * * * * *

Do të vemë maska në plazhet nudiste? A do të mund të udhëtojnë vetëm ata që janë vaksinuar? A do të ketë transport turistik vetëm në territore të kontrolluara? A do të ketë vendpushime dhe suita Covid, për situata që mos i dhëntë Zoti? Kaq shumë pyetje, dhe përgjigjet shpesh jepen nga obsesivët – kompulsivët, dhe jo nga ata që në fakt mund të dinë përgjigjet. Këto përgjigje varen nga Murtaja, dhe ajo nuk duket e interesuar për të ofruar ndonjë përgjigje.

Për sa i përket organizimit të udhëtimit, ka vetëm një shërbim që mund të mbijetojë me të vërtetë. Një shërbim që ofron jo vetëm udhëtimin përmes hapësirës, por edhe udhëtimin në kohë. Kjo agjenci mund të quhet Thenandthere tours.

Le të shkojmë për verim menjëherë, kur të mund ta bëjmë këtë pa frikë; ose le të shkojmë me pushime menjëherë sapo të arrijmë të mos kemi frikë. Le të udhëtojmë në Normalitet, sepse përfundimisht nuk jemi Këtu Tani.

Çfarë ideje biznesi, kaq shumë potencial; dhe jo vetëm për turizëmin, por për të gjithë Fqinjësinë tonë.