Le të mos tallemi me veten: civilizimi sot është një vjedhje e butë, e institucionalizuar. Ne kemi plaçkitur, ne kemi skllavëruar, ne kemi vjedhur, kemi marrë pa pyetur, kemi marrë borxh dhe nuk kemi kthyer mbrapsht, kemi përdhunuar materialisht  … nuk është e lehtë të gjesh fjalët e duhura për atë që ne i kemi bërë brezave të ardhshëm sa i përket mjedisit, temperaturës, ujit dhe ajrit. Fqinjësitë.

Voja Žanetić

Tema e kësaj janë e Fqinjësisë kërkon makinerinë tuaj standarde të kohës. Imagjinatën, pra, për të na çuar në të ardhmen jo shumë të largët. Dhe, shfaqje.

Në një piedestal gjigand guri qëndron një qese e madhe plastike, e mbushur me lloj lloj plehrash, e cila i ngjan një ndërtese të lartë. Njerëzit janë mbledhur rreth piedestalit – i cili bashkë me qesen që përmendëm, përfaqëson një monument të lënë brezave që vijnë. Disa vizitorë janë me sy të përlotur, disa vetëm psherëtijnë, disa lënë lule dhe kurora (plastike, kuptohet), disa arrijnë të mbajnë një fjalim. Media po raporton, bëhen selfie. Në fund, të gjithë largohen, duke ia lënë monumentin kalimtarëve të rastit, me një mbishkrim në piedestal. Tri fjalë, një presje dhe një pikë.

‘Na falni, fëmijë.’

Le të mos tallemi me veten: civilizimi sot është një vjedhje e butë, e institucionalizuar. Ne kemi plaçkitur, ne kemi skllavëruar, ne kemi vjedhur, kemi marrë pa pyetur, kemi marrë borxh dhe nuk kemi kthyer mbrapsht, kemi përdhunuar materialisht  … nuk është e lehtë të gjesh fjalët e duhura për atë që ne i kemi bërë brezave të ardhshëm sa i përket mjedisit, temperaturës, ujit dhe ajrit. Fqinjësitë.

 

Hajdutët gjithmonë quajnë vjedhje diçka tjetër. Kjo, në mënyrë hipokrite, është quajtur ‘ndotje’. Mënyrat me anë të së cilave në kujdesemi për çdo gjë të shëndetshme dhe të pastër, të cilat shumë shpejt do të zhduken, janë quajtur  ‘ekologji’. Në thelb, është një plaçkitje tepër egoiste e gjithçkaje që mund t’u lihet pasardhësve tanë. Gjithçka që mund ta bëjë jetën e tyre të mundur. Është, pra, një tentativë për vrasje, madje vrasje e atyre që do të jetojnë në të ardhmen. Një krim perfekt, i realizuar më në fund.

 

Fjala ‘na falni’ nuk u referohet vetëm plehrave që kemi lënë, pyjeve që kemi prerë, ujërave që kemi ndotur, specieve që kemi zhdukur, akullit që kemi shkrirë. Ndoshta mëkati më i madh i ekologjisë së sotme është që i referohet vetëm ndotjes mjedisore. Mjedisi nuk është ndotur vetë, dhe kjo është një temë për të cilën mund të flasin ata që janë kujtuar për studimin e Natyrës dhe Shoqërisë (një lëndë e detyrueshme në ciklin fillor në shkollat e gjithë rajonit). Një shoqëri e pandotur nuk mund ta ndotë mjedisin e saj … Për ta thjeshtuar: mund të ndodhë që brezat e ardhshëm, ata të cilëve as nuk kemi filluar t’u kërkojmë falje, do gjejnë edhe ca gjëra të tjera në ato qeset plastike: demokraci, arsimin, komunikim ndërpersonal, kulturë, kujdes shëndetësor… Të gjitha ato gjëra që janë transportuar në lendfillin e padukshëm, në një qese masive plastike, përmes vrapit tonë civilizues konsumerist, të fiksuar pas blerjeve.

 

* * *

Fqinjësia jonë ka çdo të drejtë të flasë rreth ndotjes mjedisore. Është mjedisi rajonal – është i varfër. Ekologjia e lartpërmendur është një aktivitet për ata që janë të pasur, jo për ata që nuk janë. Zgjidhja e çështjeve të ndotjes është në dorë të Jupiterëve ekologjikë të botës, kurrë nuk është në dorë të nënshtetasve të frazës Latine. Vendosja e rendit është shumë më e lehtë për ata që e kanë vendosur rendin ndërkohë për vete; ne këtu nuk mund të themi vërtetë që i kemi përdorur shumë mjetet sociale, metaforike, të kopshtarisë. Dhe nëse e kemi bërë, nuk ka patur shumë sukses.

 

Thënë kjo, mund të ndodhë shumë lehtë që ’lufta e supozuar për mjedisin’, qoftë kundër qeseve plastike nëpër pemë apo sulfatit në atmosferë, do të ketë të njëjtin fat me shumë gjëra të tjera në të ashtuquajturin Rajon. Ne do të importojmë. Ne do ta nënkontraktojmë mbrojtjen e mjedisit në të njëjtën mënyrë që kemi nënkontraktuar çdo mbrojtje tjetër, apo çdo gjë tjetër që kërkon teknologji, apo është paksa më komplekse. Thjesht duhet të gjejmë cili është furnizuesi, cili është përfaqësuesi, cili na jep kartmonedha poshtë tavolinës – cili po pasurohet nga ky biznes i rëndësishëm, që shpejt do të jetë më i madhi që ka ekzistuar ndonjëherë. Gjithashtu na duhet të kuptojmë nëse konsumatorët do të paguajnë për këtë mbrojtje mjedisi  eksport – import, duke patur parasysh që ‘mbrojtja e mjedisit’ nuk është e jona. Ajo çka është e jona, është vetëm çfarë ka brenda ajo qesja plot me plehra – që po mbushet gjithnjë e më shumë çdo ditë. Ajo e monumentit, në fillim të këtij artikulli.

 

Na falni, fëmijë të fqinjësisë.