Së pari, do të ishte mirë të dihej se çfarë konsiderohet ‘e drejtë’. Së dyti, së treti, së katërti, do të ishte mirë të kemi hartues të ligjeve të vlefshme, ata që do t’i zbatojnë siç duhet dhe ata që do t’i respektojnë si duhet.

Jeta, megjithatë, ofron zgjidhje të ndryshme.

Voja Zanetic

Ndonjëherë vjen koha vjen koha për të ndryshuar terminologjinë që kemi në dispozicion. Kjo është veçanërisht e vërtetë gjatë kësaj kohe të një frike kolektive nga vdekja, e cila është, rastësisht, e ndarë në frikën nga sëmundja, dhe frikën nga vaksina kundër transmetimit të sëmundjes. Dhe sigurisht, ne kryesisht rrimë në shtëpi, nuk kemi çfarë të bëjmë tjetër.

Kjo kohë është, pra, ideale për ne për të pyetur dhe për të rishikuar fjalët dhe shprehjet që ne përdorim në fjalimet, diskutimet, fantazitë tona… Një prej tyre është kjo ‘sundimi i ligjit’. Sepse ky sundim i ligjit, apo shteti ligjor, çfarëdo që dëshironi ta quani – duket se na hap ca telashe. Pra, le të përpiqemi të hedhim pak dritë.

* * * * * * *

Kemi pasur rastin, të paktën sa i përket autorit të këtij teksti, të dëgjojmë frazën: ‘Është e gjitha ligjore, e pastër si bora!’ Nga pikëpamja etike, kjo fjali duket se shpesh është e kundërta e naives ‘Gjithçka duhet të jetë sipas ligjit!’

Nga perspektiva e mendimit praktik, që është perspektiva e shumicës sonë që nuk jemi juristë, do të ishte mirë nëse Gjithçka të ishte Sipas Ligjit, dhe jo sipas vendimeve personale, mos e Dhëntë Zoti, fitimprurëse të dikujt. Pastaj prapë, nga perspektiva e atyre që frikësohen se disa nga veprimet e tyre të padrejta mund të bëhen edhe joligjore, ‘gjithçka sipas ligjit’ e ndryshon kuptimin.

Mbulon pajtimin e kujdesshëm ndërmjet shkallës së padrejtësisë dhe hapësirave ligjore, të cilat ligjvënësit i kanë lënë pa dashje apo me qëllim të hapura, në mënyrë që çdo krim të mund të kryhet, në përputhje me paragrafët. Pra, duket se nuk është e rëndësishme vetëm nëse ligjet e kufizojnë represionin e shtetit apo qytetarin individual për të kryer krime, por edhe ata që i miratojnë ligjet, si i miratojnë dhe pse. Sa për kujtesë, nazistët sollën Ligjet e Racës së Nurembergut, dhe kur vjen puna te pikëpamja e tyre mbi barazinë racore, fjalia ‘gjithçka është sipas ligjit’ kishte ndoshta një nga përdorimet më monstruoze të tij.

Në këtë kuptim, supozimi për ‘sundimin e ligjit’ është ‘sundimi i së drejtës’ ose ‘sundimi i të ligjshmes’. A e shihni, e ndryshuam termin që kemi në dorë dhe e zëvendësuam atë me dy të rinj. Është për të qeshur çfarë bën loja e fjalëve.

* * * * * * *

Edhe një herë nga pikëpamja e një laiku – dhe nuk jemi të përgatitur për ndonjë tjetër – duket disi se disa gjëra të rëndësishme janë të nevojshme për sundimin që po shqyrtojmë këtu. Së pari, do të ishte mirë të dihej se çfarë konsiderohet ‘e drejtë’. Së dyti, së treti, së katërti, do të ishte mirë të kemi krijues të ligjeve të vlefshme, ata që do t’i zbatojnë siç duhet dhe ata që do t’i respektojnë si duhet.

Jeta, megjithatë, ofron zgjidhje të ndryshme. Si fillim, nuk kemi shumë kohë për tu marrë me atë se çfarë është ‘e drejtë’, sepse kemi shpenzuar shumë duke u marrë me të padrejtën. Pastaj, krijimi i ligjeve u kthye në një të afërm shumë mizor të shkrimit të historisë gjatë kohës: fituesi, apo ai që po fiton, ka të drejtë të shkruajë Rregullat e veta, dhe humbësit janë të detyruar t’i zbatojnë. I njëjti manifestim pushteti vendos dhe udhëheq ata që zbatojnë Rregullat.

Dhe në fund, respektimi i Rregullave është një lloj qëndrimi pasojë ndaj Pushtuesit. Ai që është pajtuar me situatën e gjërave do ta respektojë ligjin ose nga frika ose nga kapitullimi. Ai që nuk e bën këtë gjen “hapësirat ligjore” të përmendura më sipër. Ose nuk e vret mendjen për burgosjen. Ose do ta kishte shkelur ligjin edhe nëse do ta kishte shkruar vetë, ashtu tipi është. Universaliteti kriminal.

Duke pasur parasysh gjithë këto, një shtet i ligjshëm kërkon së paku tri gjëra: shtetin e duhur, shtetarët e duhur dhe qytetarët e duhur. Edhe një herë bëmë pak lojë me fjalët, dhe ia dolëm. Që do të thotë, nëse do të dalim shumë shpejt në konkluzion- apo aq shpejt sa kërkohet nga gjatësia e këtij shkrimi – para vendosjes së sundimit të ligjit, do të ishte ide e mirë që të vendoset sundimi i fjalëve të duhura. Të mos ngatërrohemi me kuptimet e pasakta të shprehjeve që ne i kemi pranuar ndoshta më së shumti sepse i përdorim shumë shpesh.

Jini të drejtë.